E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigla e 100 vjetorit, MTKRS shpall konkursin për krijuesit

Përveç logos vizuale të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë që tashmë e kemi, në muajin tetor pritet të shpallet edhe sigla muzikore e këtij viti të vecantë jubilar, e cila do të na shoqërojë përgjatë gjithë festimeve dhe eventeve të rëndësishme.
 

Pikërisht për këtë sigël, bulëz melodie, e cila së shpejti do të jetë kolona muzikore që do të lidhet fort me cdo shqiptar, MTKRS ka shpalluar një konkurs mbarëkombëtar, ku të gjithë artistët mund të behën pjesë për të ndikuar në përcaktimin e këtij momenti special.
 

Këshilltari për artin dhe MTKRS, Arben Skënderi, bën me dije së afati i fundit për dorëzimin e veprave, është data 28 shtator 2012. Informacione më të detajuara rreth procedurave për të marrë pjesë në këtë konkurs, gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›