E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshen, qëllohen me armë zjarri vëllezërit, 1 vrarë, 1 i plagosur

Dy vëllezër janë qëlluar me armë zjarri në dalje të qytetit verior të Rrëshenit, ku për pasojë njëri ka humbur jetën, ndërsa tjetri është plagosur. Viktima është Petrit Ndoka 30 vjeç, ndërsa është plagosur Eduard Ndoka, 33 vjeç.

Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe një hark kohor të shkurtër ka identifikuar autorin si të dyshuar për realizimin e krimit, shtetasin Agustin Mandreaj, 49 vjeç, duke bërë të mundur dhe arrestimin e tij.

Po sipas burimeve nga policia mendohet se shkak i aktit të rëndë ka qenë një konflikt i castit mes Mandreaj dhe dy vëllezërve Ndoka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›