Signori Nuk kam marre dhe dhene para

“Nuk kam marrë dhe dhënë asnjëherë çeqe apo para në dorë”. Kështu shprehet Beppe Signori duke hedhur poshtë akuzat në ngarkim të tij për skandalin e basteve sportive.
Ish-sulmuesi i është referuar takimit të 15 marsit në Bolonjë me dy tregtarët bolonjezë Bruni e Giannone, përveçse me Erodiani e Bellavista.
“Nuk e kuptoj motivet e kësaj masakre mediatike kundër meje. Në këtë moment mendoj të largohem pak nga bota e futbollit”.