E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguri speciale për Drogbën dhe të tjerët

Njëri prej futbollistëve më të mirë në Premierligë, sulmuesi i Chelseas, Didier Drogba dhe yje të tjerë afrikanë që paraqiten për klubet angleze do të kenë përcjellje speciale të sigurisë gjatë Kupës së Shteteve Afrikane.

Turneu këtë vit zhvillohet në Angola nga 10 deri 31 janari, ndërsa Drogba, mesfushori i Arsenalit, Alex Song dhe sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor do të përcillen dhe do të jenë në mbrojtje të forcave të rendit.

Gjatë zhvillimit të Kupës së Shteteve të Afrikës janë angazhuar rreth 30 mijë persona, të cilët do të punojnë rreth çështjes së sigurisë, duke përfshirë përcjelljen e futbollistëve.

Chelsea ka angazhuar siguri 24-orëshe për yllin e ekipit. Policia e atjeshme frikësohet se Drogba dhe yjet e tjerë afrikanë mund të jenë cak i grupeve të armatosura në Angolën e varfër, vend ku mesatarja e pagës mujore është pak më tepër se 22 euro. Ndërsa, Drogba në dorën e tij mban orë me diamante me vlerë prej 57.500 euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›