E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërroi jetë Valon Begolli

Pas një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante prej një kohe të gjatë, më 1 janar ndërroi jetë basketbollisti i njohur dhe i talentuar kosovar, Valon Begolli, i cili i mbronte ngjyrat e skuadrës së Pejës. Ndërsa, varrimi i të ndjerit 27-vjeçar është bërë një ditë më vonë.

Në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), kryetari i saj, Erolld Belegu ia ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.

“Shuarja e tij e hershme është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, miqtë dhe klubin pejan, por edhe për basketbollin kosovar. Valoni gjithmonë do të na kujtohet si njëri ndër basketbollistët vendorë, i cili që në moshë të re u dëshmua si talent i jashtëzakonshëm dhe ishte i barabartë me lojtarët e huaj që defiluan në Ligën tonë të basketbollit”, thuhet në telegramin ngushëllues të Belegut.

“Në emër të FBK-së dhe emrin tim personal, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e djalit tuaj dhe shokut tonë”, theksohet në këtë telegram ngushëllimi. Edhe Redaksia e sportit e gazetës Express ngushëllon familjen e të ndjerit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›