Siguria Rajonale, Skënder Hita takon homologët e rajonit, thellohet bashkëpunimi kundër krimit ndërkufitar

Në kuadër të forcimit të sigurisë rajonale dhe luftës kundër krimit ndërkufitar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mori pjesë në konferencën mbi rezultatet e Task-Forcës së Përbashkët për Migracionin, e zhvilluar në Kosovë.
Gjatë konferencës, Hita zhvilloi takime me homologët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe me përfaqësues të lartë të agjencive ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.
“Prioriteti ynë është reagimi i koordinuar në kohë reale kundër fenomeneve kriminale dhe thellimi i hetimeve e operacioneve të përbashkëta për goditjen e grupeve kriminale ndërkufitare,” u shpreh Hita.
Drejtuesit e policive të rajonit ranë dakord për shtimin e sporteleve dhe burimeve njerëzore në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
“Kjo masë synon garantimin e lëvizjes së lirë dhe një shërbimi më cilësor për qytetarët, sidomos gjatë sezonit turistik apo situatave me fluks të lartë lëvizjesh,” theksuan ata.
Hita u takua gjithashtu me Zëvendësdrejtoreshën e Inteligjencës në Home Office të Mbretërisë së Bashkuar, Vikki Pullen, dhe me Zëvendësdrejtorin e Komandës së Sigurisë Kufitare, Jack Joseph.
“Policia e Shtetit është e vendosur për të thelluar bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare,” deklaroi Hita.
Sipas njoftimit tw bwrw publikw nga Policia e Shtetit, nga ana e tyre, zyrtarët britanikë vlerësuan rezultatet e Task-Forcës së Përbashkët për Migracionin.
“Policia e Shtetit është një partner kyç dhe i besueshëm në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë,” u shprehën ata.
/rtsh.al/