E Diel, 1 Nëntor 2026

Siguria në internet – Situata konkrete që lidhen me rreziqet online në rrjete sociale

Siguria në internet ishte në fokus të një ore mësimore të zhvilluar nga nxënësit e klasës së 6-të, të cilët përcollën mesazhe të rëndësishme mbi përdorimin e kujdesshëm të rrjeteve sociale dhe platformave online.

Aktiviteti u realizua në formë bashkëbisedimi dhe dramatizimi, duke sjellë situata konkrete me të cilat përballen fëmijët në hapësirën digjitale.

Gjatë kësaj ore mësimore foli edhe punonjësja sociale e shkollës, e cila theksoi rëndësinë e komunikimit të hapur mes fëmijëve, prindërve dhe mësuesve.

“Qëllimi i aktivitetit ishte ndërgjegjësimi i nxënësve se si të përdorin internetin duke mos lundruar në rrjete sociale të cilat na shkaktojnë dëme”, u shpreh Eltona Shehu, Punonjëse psiko-sociale.

Aktiviteti u vlerësua si një nismë pozitive që i ndihmon nxënësit të jenë më të kujdesshëm dhe më të ndërgjegjshëm në botën digjitale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›