E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria në rajon, Imami shkon në Turqi

Tiranë, 10 mars 2010 NOA - Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, me ftesë të homologut të tij turk Vecdi Gnl, është nisur për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Turqisë.

Gjatë qëndrimit të tij në Ankara, Ministri i Mbrojtjes Imami do të pritet në një takim të veçantë nga ministri turk i Mbrojtjes Gnl.

Pritet që në bisedimet dypalëshe të diskutohet rreth marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve dhe ushtrive tona, si dhe çështje të tjera që lidhen me ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në rajon e më gjerë.

e.l/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›