Braçe: Qeveria po vjedh, të nisin protestat
Ai theksoi se çmimi i rritur nuk kompensohet. Pra fatura e shkurtit nuk ka kthyer mbrapsht asnjë qindarkë të vjedhur në muajin Janar, u shpreh Braçe.
Ai theksoi se këto para shkojnë në arkën e shtetit duke qenë se abuzimet e qeverisë e kanë boshatisur atë.
Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka sjellë si pasojë, rritje të vlerës së faturës së energjisë me gati 30-40%! Pra, çdo familje po paguan prej dy muajsh 30-40% para më shumë për të njëjtën sasi energjie të konsumuar. Kjo rritje është shumë më e madhe se inflacioni 4.4%, apo dhe se rritja e çmimit të energjisë prej 13%, u shpreh Braçe.
Nisur nga të gjitha këto abuzime braçe ka theksuar se qytetarët duhet të reagojnë duke protestuar në rrugë.
Shteti ka dalë nga binarët e ligjit dhe funksionalitetit, Qeveria po dhunon qytetarët dhe nuk ka më frikë nga populli! Ne nuk kemi asgjë më pak se qytetarët e Spanjës apo Greqisë. Në Greqi njerëzit janë në rrugë se po humbin pagën dhe pensionin e 14-të, kurse në Shqipëri qytetarët, përmes zhvlerësimit të lekut, inflacionit real, po humbin pagën dhe pensionin e 9-të duke grabitur në ekstrem paratë e familjes!, u shpreh Braçe
Sipas tij kush mendon se kur del në rrugë i shërben partisë së tij gabon; duhet dalë në rrugë për ti dalë zot familjes së tij!.
m.xh/NOA