Siguria në ujësjellës kanalizime, instalohen kamera në Durrës për mbikëqyrje 24/7

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se, në sistemin e ujësjellës kanalizimeve janë realizuar investime të rëndësishme, që e kanë përmirësuar ndjeshëm cilësisë e shërbimit ndaj qytetarëve.
Balluku tha se, tani po investohet jo vetëm për përpunimin e cilësisë së shërbimit, por edhe për rritjen e sigurisë së objekteve të ujësjellës kanalizimeve.
Sipas ministres, në Rajonin e Durrësit po vijon puna për instalimin e kamerave të cilat do të mbikëqyrin në kohë reale 24/7 përmes sallës së operimit dhe monitorimit.
/r.e//a.f/