Siguria ushqimore, Denaj: 48,232 certifikata për lëvizjen e kafshëve

TIRANË, 28 janar /ATSH/Gjatë vitit 2024, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka lëshuar 48,232 certifikata për lëvizjen e kafshëve, duke garantuar gjurmueshmërinë e tyre dhe sigurinë ushqimore.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, tha se certifikata e lëvizjes së kafshëve garanton sigurinë ushqimore, parandalon përhapjen e sëmundjeve infektive dhe siguron shëndetin e kafshëve gjatë transportit.
“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar për përmirësimin e standardeve të sigurisë ushqimore dhe për mbrojtjen e interesave shëndetësore të konsumatorëve, duke siguruar që transporti të kryhet në përputhje me normat,” tha Denaj.
/a.f/