Sigurimet liberalizimi ul cmimet per makinat

Çmimet e sigurimit të detyrueshëm të makinave pësuan rënie të ndjeshme gjatë këtij viti, veçanërisht pas miratimit të ligjit për liberalizimin e këtij tregu tre muaj më parë, bëhet e ditur nga të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Siç informon të premten gazeta “Shqip”, për periudhën janar-shtator të këtij viti, në Shqipëri u siguruan 326 mijë makina në skemën e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë ndaj palëve të treta, me rritje 4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Por, në të njëjtën kohë, të ardhurat e kompanive të sigurimeve nga ky segment i tregut ranë me 23 për qind në 1.75 miliardë lekë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat ishin 2.3 miliardë lekë. Pagesa mesatare e deklaruar për paketë sigurimi ka rënë në pak më shumë se 5 mijë lekë të reja.
Në qershor të këtij viti, qeveria e ndryshoi ligjin për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, duke i dhënë mundësi kompanive të sigurimeve të përcaktojnë vetë çmimet. Më herët, një formulë ligjore zbatohej për përcaktimin e çmimeve, të cilat varionin nga 8 deri në 12 mijë lekë në vit.
Pas liberalizimit, çmimet ranë menjëherë. Në fakt, liberalizimi i çmimeve mund të sjellë efekte pozitive për bilancet e kompanive të sigurimeve, pasi në treg realisht çmimet qenë më të ulta nga ato zyrtaret, ndërkohë që taksat paguheshin për çmimet zyrtare.
Qeveria shqiptare e ka liberalizuar dhe vënë nën mbikëqyrje disa herë gjatë dekadës së fundit tregun e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia TEC i Vlorës nis punën, shqetësime për koston
Termocentrali i Vlorës, një impiant që kushtoi afro 100 milionë euro dhe që teorikisht duhej të kishte filluar punë në vitin 2009, filloi të vihet në shfrytëzim në gusht të këtij viti. Lajmi u dha për “Shqip” nga Salvador Rivera, drejtues i projektit të Bankës Botërore për ndërtimin e TEC-it. Kazinotë, asgjesohen makinat, “grinin” para
210 makina të lojrave elektronike të fatit janë sekustruar, pasi ato ishin manipuluar për të rritur në mënyrë të paligjshme fitimet e pronarëve të kazinove, lajmëroi ditën e premte e përditshmja “Shqip”. Plani i Eurozonës, bursat rriten kudo
Bursat në të gjithë botën shënuan rritje të konsiderueshme ditën e enjte, ndikuar nga lajmi i gjejtjes së një marrëveshje mbi krizën e borxheve në Eurozonë. Mëshira europiane për Greqinë
Marrëveshja e liderëve të Eurozonës, për lehtësimin e borxhit të Greqisë detyron edhe disa banka në Shqipëri të japin kontributin e tyre. Sipas marrëveshjes, bankat private që i kanë dhënë borxh qeverisë greke detyrohet të falin gjysmën e shumës, pasi fqinji ynë jugor nuk ka mundësi financiare për ta shlyer të gjithë atë.
Shtyhet miratimi i buxhetit të shtetit
Duket qartë se Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka dhënë ende certifikimin për parametrat e buxhetit të shtetit për vitin 2012, i cili parashikohet të jetë rreth 4 miliardë dollarë.
Lajmet kryesore
Reforma zgjedhore
Ndërhyjnë ndërkombëtarët, së shpejti Komisioni
PS ftesë Berishës e Topallit
Sali Shehu në krye të KLSH-së
LMN: Modernizim në PS
Mazhoranca kundër Sali Shehut