E Martë, 3 Nëntor 2026

Sigurimi i pensionit të pleqërisë – Shtohet interesi për pagesën e kontributeve vullnetare

Rritet interesi për pagesën e kontributeve vullnetare për të siguruar një pension pleqërie. Kjo rritje vjen edhe si shkak i ardhjes së emigrantëve në atdhe për pushimet verore dhe pagesës së kontributit nga ana e tyre për të plotësuar vitet e nevojshme të sigurimit për të përfituar pensionin.

“Personat të cilët mbulojnë me skemën e sigurimit vullnetar janë kryesisht ata që nuk plotësojnë 15 vite vjetërsi pune. Vjetërsia e punës kërkohet nga ligji për të përfituar një pension bazë dhe persona të cilët janë në prag të vjetërsisë të punës për një pension pleqërie të plotë”, u shpreh Riza Ashimi, Specialist në DRSSH, Korçë.

Ashimi thotë se deri tani, në skemën e sigurimit vullnetar janë regjistruar 162 persona.

“Deri në fund të vitit 2023 në qarkun e Korçës janë 364 persona që janë futur në skemën e sigurimit vullnetar dhe në 6 mujorin e parë të këtij viti janë 168 persona në skemën e sigurimit vullnetar. Nga këto 88 janë persona që futen për herë të parë në këtë skemë”, u shpreh Ashimi.

Mosha e daljes në pension për femrat është 61 vite e 8 muaj ndërsa për meshkujt 65 vjeç. Sa i takon pagesës së kontributit vullnetar për qytetarët është në masën e 103200 lekë në vit ndërsa për kontributin e bujkut shkon 38910 lekë në vit.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›