Erind, fshati afër Çajupit, banorët kërkojnë të zhvillojnë agroturizmin

Fshati Erind i cili ndodhet rrëzë malit të Lunxherisë në bashkinë Gjirokastër ka një histori të lashtë. Gojëdhëna thonë se emrin, fshati e ka marrë nga një vajzë të quajtur Erin ndërsa banorët thonë se prindërit e saj ishin të parët që hodhën themelet e banesës së parë në fshat.
Banorët e Erindit në vite kanë emigruar, ata janë dalluar për punët në bujqësi, blegtori e zanate ku burim të ardhurash për familjet ka qenë dhe zejtaria.
Është porta e parë që mirëpret turistët që drejtohen drejt malit të Çajupit ndaj dhe banorët që kanë ngelur ne fshat duan të zhvillojnë agroturizmin.
Banorët thonë se më së tepërmi janë të rinjtë ata që duhet të rikthehen dhe të investojnë drejt sektorit të agroturizmit duke çelur bujtina familjare që do të mirëpresin turistët.
/rtsh.al/