E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurisht që Putin nuk zbuloi thesar, ishte një inskenim

Zëdhënësi i kryeministrit rus, Vladimir Putin, ka bërë një deklaratë të pazakontë kur ka pranuar se zbulimi i një thesari ka qenë një inskenim.

Vladimir Putin u shfaq me vazo greke në dorë ndërsa doli nga Deti i Zi, ku ishte në një ekspeditë. Imazhet e tij bënë xhiron e botës në gusht. Por tani një zëdhënës i tij ka pranuar se në të vërtetë vazot ishin zbuluar më përpara nga një ekip ekspertësh, por ishin vendosur aty që ti gjente Putin.

Kryeministrit rus i pëlqen të bëjë shfaqje të tilla. Pak kohë më parë u shfaq si një gjahtar i zoti që kishte arritur të vinte nën kontroll një ari polar.

Së fundmi një grup grash në Rusi kanë vendosur ta shohin Putinin si rimishërimin e apostullit Shën Pal, një nga misionarët më të hershëm e me më shumë ndikim në kristianizëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›