E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sillnin në Shqipëri dokumenta false, policia prangos tre persona, operacioni nisi në Kamëz

Policia e Tiranës vuri në pranga tre persona, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin dhe sillnin në Shqipëri dokumente të shtetësive të huaja, të falsifikuara.

Siç raportuan blutë e kryeqytetit, operacioni nisi nga Kamza, aty ku njëri nga bashkëpunëtorët e grupit u kap me një patentë të falsifikuar italiane e më pas vijoi deri në kapjen e tre bashkëpunëtorëve.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Watermark” u arrestuan shtetasit Mariglen Hoti 35-vjeç, Shkëlqim Hoxha 52-vjeç dhe Ilir Hoxha 34-vjeç, që të tre banues në Tiranë.

Dokumentet e falsifikuara, të cilat ata i sillnin në Shqipëri janë nga vende të ndryshme, kryesisht greke e italiane.

Nga hetimet rezulton se dokumentet i gjeni Mariglen Hoti dhe Ilir Hoxha ndërsa klientët i gjente Shkëlqim Hoxha

Gazetare Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›