Silvio Berlusconi del nga spitali i Milanos pas gjashtë javësh mjekimi

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi doli nga spitali të premten, pas më shumë se një muaj trajtimi në spitalin e San Raffaele të Milanos.
Udhëheqësi 86-vjeçar i “Forza Italia” u dërgua me urgjencë në kujdesin intensiv më 5 prill pasi vuante nga një pneumoni e rëndë .
Mjekët e spitalit më vonë konfirmuan se ai po trajtohej për një lloj leuçemie kronike. Shëndeti i Berlusconit kishte filluar të shfaqte shenja përmirësimi në dy javët e fundit.
Megjithëse ai rrallë shfaqet në publik, Berlusconi aktualisht shërben si senator dhe si president i partisë së tij të krahut të djathtë “Forza Italia”, një partner në koalicionin qeveritar të kryeministres Giorgia Meloni.
/rtsh.al/