E Enjte, 5 Nëntor 2026

Simon Miraka “përplas” Ballën dhe Berishën, Kuvendi rrëzon kandidaturën

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe Të drejtat e Njeriut në mbledhjen e datës 27 maj votoi me 11 vota pro si një prej anëtarëve të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit, Simon Mirakan, i propozuar me firmën e Sali Berishës. Por në seancën e sotme plenare, mazhoranca ka rrëzuar kandidaturën e Mirakës duke nxitur reagimin e fortë të Sali Berishës, kryetar i PD i votuar nga Komisioni i Rithemelimit. Berisha e ka konsideruar refuzimin nga mazhoranca të Mirakës në postin e komisionerit të Komisionit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit si një akt të shëmtuar.

“Hoqët nga lista Simon Mirakën që ka qenë një i persekutuar dhe që është pasaardhës i një familje e shkëlqyer. Dhe me një kombinim individë që i lidh krimi, i fshin emrin për të shkuar komisioner në Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Diskriminimi juaj ndaj qytetarëve është i pakufijshëm. E dini që 95% të proceseve gjyqësore fitohen vetëm nga narko qeveria, qytetarët nuk fitojnë kurrë.  Tani vendosët që rekursin ta shndërroni në një mekanizëm plaçkitje të vërtetë me vendim. Të përzgjidhni ata që nuk do të shkojnë në Gjykatë të Lartë natyrisht kundrejt shumave të majme”, tha Berisha.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka deklaruar se do e pranojnë kandidaturën e Simon Mirakës nëse hiqet emri i Sali Berishës nga si firmëtar. Sipas Ballës do të ishte fyerje ndaj Kuvendit nëse do të votohej Simon Miraka me propozues ‘emrin e katranit’. Ai shton se ky është kushti i vetëm i mazhorancës, dhe nëse plotësohet ky kusht, kandidatura e Mirakës mund të risilllet në Kuvend.

“Më në fund pas shumë vitesh në krye të këtij institucioni kemi të bëjmë me njerëz të aftë, edhe për detyrat që u lanë. Rritja e ankesave ka ardhur për shkak të besimit tek Komisioneri dhe besoj që një prej detyrave që merr rëndësi është monitorimi i mbrojtjes nga diskriminimi në sektorin privat. Shqiptarët janë njohur me një listë pagash në sektorin privat ku kemi parë një diferencë. Shikojini këto dhe detyrat që ne shtrojmë këtu nuk janë vetëm për tu lexuar por për tu referuar. Në këtë pikë nuk dua të hyj në replikë, por parafolësi që sapo kreu kushtrimin e radhës këtu nuk meriton të merret në konsideratë, por meqë u përmend vendimmarrja i një komisionit ditën e premte , dua të them se ka marrë vendimin e duhur. Me zotin Simon Miraka nuk kemi asgjë, por do të ishte fyerje për të që Kuvendi ta votonte kur pjesë e propozuesve është vetë katrani. Antiamerikan, minim demokracie , këtë bën katrani. Ne këtë qasje e kemi bërë të qartë, i bëj thirrje firmëtarëve të heqin emrin e katranit, kemi kohë dhe le ta risjellin. Dy gjëra kishin bashkë sigurimi i shtetit dhe katrani, Anit-amerikan, minim demokracie.  Të mos e harrojmë kur PD ishte në pushtet nuk u ngrit një institucion që të hedhë dritë mbi dokumentet e sigurimit të shtetit. Edhe ai që bëri zhurmën e radhës këtu ka dritëhihjet e tij”, tha Balla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›