E Enjte, 5 Nëntor 2026

Asnjë emër nga opozita për Presidentin e ri, digjet edhe raundi i tretë i votimit

Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri, njëkohësisht edhe mundësia e fundit e opozitës për një emër të propozuar prej tyre është djegur pa asnjë kandidaturë.

Ora 16:00 e kësaj të diele ishte afati i fundit që opozita të jepte propozimin e saj, ndërkohë që mazhoranca nuk propozoi asnjë të tillë në raundin e dytë dhe të tretë.

Deri tani negociatat nuk kanë sjellë asnjë produkt, ndërsa socialistët kanë paralajmëruar se në raundin e katërt do t‘i japin vendit presidentin e ri pasi i kanë 71 votat që i duhen.  

Presidenti i ri do të zgjidhet gjatë raundit të katërt, ku nevojiten vetëm 71 vota të socialistëve.

Të hënën, më datë 30 maj, Kuvendi do të zhvillojë dy seanca plenare. Në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në orën 11:00 do të vijojë seanca plenare, e cila në rendin e ditës do të ketë çështjet e parashikuara në Kalendarin e Kuvendit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›