E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sindikata e Hidrokarbureve dhe “Bankers”, marrëveshje për Kontratën Kolektive të Punës

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Sindikata e Sektorit Hidrokarbur dhe shoqëria “Bankers Petrolium” nënshkruan Kontratën Kolektive të Punës.

Marrëveshja mes palëve u nënshkrua në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Kjo marrëveshje u arrit pas një periudhe të gjatë negociatash mes palëve, proces në të cilin u përfshi edhe ministria.

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Punësimit, Aftësimit Profesional dhe Sigurimeve Shoqërore, Albin Gega në një prononcim për ATSH-në bëri të ditur se Zyra Kombëtare e Pajtimit, trajtoi konfliktin e lindur ndërmjet palëve, për vazhdimin e procedurës së bisedimeve për lidhjen e Kontratës Kolektive të Punës.

Ai apelon punonjësit dhe Sindikatat që për çdo mosmarrëveshje ti drejtohen mekanizmit shtetëror të zgjidhjes së konfliktit dhe pajtimit, institucione këto të ngritura këto pranë agjencive rajonale të punësimit.

Sipas tij, në rast se palët nuk arrijnë një marrëveshje, ato mund të drejtohen Zyrës Kombëtare të Pajtimit. Kjo zyrë, theksoi ai, ka ekspertë të trajnuar për zgjidhjen e konflikteve.

Kontrata Kolektive e Punës ka afat 5-vjeçar 2024 – 2029.

“Me dakordësi të palëve u arrit rritja me 10% e pagës për rreth 200 punonjës, rritja me 30% e normës së dietës ushqimore, si dhe rishikimi i përvitshëm i pagave të punonjësve”, bëri të ditur Gega.

Zgjidhja e konfliktit me pajtim nga Zyra Kombëtare e Pajtimit, bëri të mundur shmangien e protestës të punonjësve në sektorin e hidrokarbureve.

1 nga 5

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›