Sindikatat e pavarura: Nga qeveria e re duam shëndetësi falas, ulje taksash
TIRANË- Shëndetësi falas, ulje të cmimit të energjisë dhe të taksave si dhe rritje të pagave të mësusve janë kërkesat e Sindikatava të pavarurar drejtuar qeverisë Rama. Këto kërkesa u artikuluan nga Gëzim Kalja gjatë një konference për punën 4 vjecare të Sindikatës së Arsimit për Tiranës. Kalja gjatë konferencës u zotua se nëse nuk mbahen premtimet qeveria Rama do të përballet me protestat e sindikatave.
“Qeverisë do ti kërkoj në emrin tuaj shëndertësi falas në momentin që fillon punë qeveria shqiptare, sepse kështu është deklaruar, uljen e taksave, uljen në mënyrë graduale të çmimit të energjisë elektrike dhe ngritjen e pagave tuaja.
Presidenti i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë apeloi kryeministrin e ri të mos ndërmarrë reformë në arsim duke shkelur Kodin e punës me largime nga puna të mësusve për bindje politike. Ndërsa kërkoi nga opozita se nëse ndodh kjo reformë të luftojë në parlament.
Do i kërkoja udhëheqjes së qeverisë së re të mos ndërmerrte asnjë veprim, i cili bie në kundërshtim me Kodin e Punës dhe me angazhimet që ata kanë marrë gjatë fushatës elektorale. Asnjë arsimtar për shkak të bindjeve politike apo të prezencës në sindikatë të pushohet nga puna. Do t’i kërkoj opozitës që luftën e saj në Parlament, në mënyrë që arsimtarët të zhvillojnë punën e tyre të qetë”, tha Kalaja më tej.
Gëzim Kalja gjatë fjalës së tij kërkoi të ofronte edhe ndihmën e tij për mosrënien e ekonomisë shqiptare në krizë dhe përballimin e vështirësive aktuale.
(m.a/News24/BalkanWeb)