Sipas një femre PIKASO
Pozova gjatë gjithë
dimrit, tetëm
bëdhjetë seanca,
në fund ai piktur
oi vetëm kokën! Më tha se nuk mund të më shikonte më dhe u largua sërish për në Spanjë. Ishte hera e parë që shkonte në Spanjë qysh prej periudhës blu dhe sapo u kthye punoi me portretin tim pa më takuar! Më dha pikturën me të cilën isha dhe jam e kënaqur. Për mua, jam unë dhe ai është i vetmi portet i imi, që për mua është përherë unë”, shkruan Getrud Shtein (Gertrude Stein) në libërthin “Picasso”, të cilin e publikoi para Luftës së Dytë Botërore. Eshtë një libër që këto kohë është hedhur edhe në tregun shqiptar, botuar nga Zenit, ku Shtein nëpërmjet disa faqeve tenton të shpjegojë një kuptim të asaj çka spanjolli hidhte në pikturë (Ndonëse ai vetë nuk e kuptonte se pse njerëzit donin patjetër ta interpretonin veprën e tij). Por, kush është, Gertruda? Shtein ishte një shkrimtare, poeteshë dhe një feministie amerikane. Me aktivitetin dhe veprën e saj, ajo i dha një impuls të padiskutueshëm në zhvillimin e artit modern dhe letërsisë moderniste. Pjesën më të madhe të jetës së saj e kaloi në Francë. Çdo të shtunë, në sallonin e tyre, gratë prisnin piktorët avangardë pikturat e të cilëve Gertruda së bashku me vëllain e saj Leon, një kritik arti, nis ti koleksionojë. Të dy, ngritën një nga koleksionet e para të artit kubist. Çdo të shtunë mbrëma, vinin për vizitë piktorët Pikaso, Matisi, Braku, Renuari, Maneja, Gogeni apo shkrimtarët Ernest Heminguei, Ezra Paund, Skot Fitzzherald, Djuna Barnes, dhe shumë artistë të tjerë gjenialë si Coktoja dhe Men Rei, dhe shumë personazhe të tjerë të famshëm. Salloni u kthye në dhomën e mbledhjeve dhe pikën kyçe, në qendrën ku arti dhe letërsia moderniste u formua. Shtëpia e Gertrudës, në Rue de Fleurus 27, u kthye në të parin Muze të Artit Modern. Aliçja bisedonte me gratë e gjenive, ndërsa Gertruda me gjenitë vetë. Në vitin 1906, Pablo Pikaso, pikturon të portretin e famshëm të Gertrudës. Sipas historianëve të artit, ky portet ishte edhe hapi i parë embrional i kalimit të këtij artisti të madh drejt stilit kubist. Portreti gjendet në Metropolitan Museum of Art në Neë York. Sipas Gertrudës, çdo brez e ka mënyrën e tij të kompozimit, njerëzit nuk ndryshojnë nga një brez në tjetrin, por ndryshon mënyra e vendosjes së gjërave përreth.
Gjatë një interviste të vitit 1945 për “Neë Masses” me Zherom Sekler, Pikasoja, i pyetur se pse pikturonte në mënyrë të atillë saqë piktura e tij bëhej e vështirë për t’u kuptuar, ai përgjigjet: “Pikturoj në këtë mënyrë sepse ky është rezultati i mendimeve të mia. Jam përpjekur vite të tëra të arrij këtë rezultat, dhe në qoftë se bëj një hap mbrapa, kjo do ishte fyerje për njerëzit sepse ky është rezultati i mendimeve të mia. Nuk pikturoj dot në mënyrë tradicionale vetëm që të përfitoj kënaqësinë e të qenit i kuptuar. Nuk dua të zbres në nivele më të ulëta... Unë shprehem me pikturë dhe nuk mund të shpjegohem me fjalë... Në qoftë se pikturoj një çekan dhe një drapër, njerëzit mund të thonë se është propagandë komuniste, ndërsa për mua ato janë një çekan dhe një drapër. Unë dua t’i pikturoj objektet për atë që janë dhe jo për atë që nënkuptohet prej tyre. Në qoftë se u jepni kuptim gjërave në pikturat e mia, ai mund të jetë i vërtetë, por nuk e kam dhënë me qëllim. Përfundimet dhe idetë që keni ju i kam dhe unë, por instinktivisht në pavetëdije. Pikturën e bëj për hir të pikturës. Unë nuk përpiqem të jap ndonjë mesazh të caktuar. Piktura ime nuk bën propagandë të qëllimshme”...