E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sipermarresit kunder tatimit progresiv



Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka Paketa fiskale e propozuar nga opozita, që rikthen taksimin progresiv, ka hapur debatin edhe tek sipërmarrja. Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë shprehet kundër ndryshimit të taksës së sheshtë.

"Ne jemi kundër cdo rritjeje, e cila ndikon në lëvizjen e taksës së sheshtë që është 10 përqind. Ne jemi kundër cdo tatimi progresiv. Ne e kemi thënë se edhe fryma e Dhomës së Tregtisë është kundër cdo rritje, për të vetmen arsye pasi Shqipëria sot e reklamon si promocionin e saj më të mirë për administratorët e huaj, taksën e sheshtë", thotë Jaka.

Luan Bregasi, drejtues i "Business Albania" thotë se opsioni më i mirë për Ne jemi kundër cdo rritjeje, e cila ndikon në lëvizjen e taksës së sheshtë që është 10 përqind. Ne jemi kundër cdo tatimi progresiv

Nikolin Jaka
Kreu i Dhomes se Tregtise sipërmarrjen është ai i taksave të ulëta dhe jo sistemi i diferencuar

"Zakonisht në vende në rritje, nuk aplikohen taksat e larta dhe taksat e diferencuara, aplikohen taksa që i japin shans biznesit privat, te nxitet dhe të zhvillohet. Në rast se qeveria apo partitë politike propozojnë taksa të ulëta, kjo do të thotë që ndërmarrjeve t'i jepet më shumë oksigjen, frymë dhe kjo do të thotë shtim te vendeve te punes", thotë Bregasi.

Edhe Gjergj Buxhuku, i cili përfaqëson interesat e prodhuesve vendas është kundër rikthimit të taksave progresive në shkallë të gjerë. Por, megjithatë mendon se për një kategori biznesesh të privilegjuara, qeveria mund të aplikojë taksa shtesë.

"Për ato sektorë, të cilët praktikisht, punojnë në kushtet jo të konkurrueshmërisë 100 përqind, pra të tregut të lirë 100 përqind, por janë në fusha të tilla specifike, me licensa të dhëna nga qeveria, këtu mund të shikohet mundësia e vendosjes së taksave shtesë. Përsa i përket ndërmarrjeve, të cilat punojnë në kushtet e konkurrencës së lirë, është e paarsyeshme që të diskutohet vendosja e taksave shtesë dhe për më shumë të dilet nga 10 përqindëshi i taksës së sheshtë", thekson Buxhuku.

Opozita ka shpallur zyrtarisht platformën ekonomike, ku një nga pikat më të rëndësishme është ajo e ndryshimeve rrënjësore në sistemin fiskal. Plani i Partisë Socialiste synon rikthimin e barrës fiskale tek të pasurit dhe lehtësimin e të varfërve nga taksat.

Facebook Sondazh

A jeni dakort per taksim te ndryshem mes te pasurve dhe te varferve?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_449'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(449); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Shteti, “luftë” me CEZ-in
Ministria e Ekonomisë është e vendosur të çojë deri në fund betejën e nisur me një prej kompanive më të fuqishme në vend, “CEZ Shpërndarje”, informoi mëngjesin e së premtes e përditshmja “Shqip”.
“Shqipëria nuk do t’i shpëtojë krizës”
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim paralajmeron Shqiperine se nuk mund t’i shpëtojë krizës së Eurozones,  e veçanërisht krizës qe vjen nga Greqia. Këshilli Mbikëqyrës i BSH, miratohen dy kandidatura
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë pranoi edhe dy kandidaturat të tjera të propozuara nga kuvendi për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Albpetrol do të shitet 100 %
Qeveria ka dërguar në kuvend një ligj të posacëm për privatizimin e Albpetrol-it. Drafti, që pritet të diskutohet javën tjetër, ndryshe nga privatizimet e tjera strategjike, parashikon shitjen e 100 për qind të aksioneve të kompanisë së vetme publike të prodhimit të naftës. Korcë, mungon tregu për shitjen e mollëve
Qarku i Korcës i njohur për kultivimin e mollës përballet me mungesën e tregut gjë që për fermerët shënon një kosto të madhe financiare.

Lajmet kryesore

Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?
"Babëzia po shkakton dëme katastrofike ndaj mjedisit"
Programi i Partisë Socialiste
Ivanovic: KFOR po ngre tensione të kota
Korçë, 8 muaj i zhdukur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›