Siri 13 te vrare ne protesta

Të paktën 13 persona janë vrarë në të gjithë Sirinë pasi protestuesit u kthyhen në rrugë pas lutjeve të së premtes.
Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, shumica e vdekjeve u regjistruan në qytetin e Homsit.
Vdekja e kolonelit Muammar Gaddafi në Libi duket se u ka dhënë stimuj sirianëve që protestojnë rregullisht pas lutjeve të së premtes.
Protestuesit kërkojnë fundin e regjimit të presidentit Bashar al Assad dhe nisjen e tranzicionit për të kaluar në një regjim demokratik.
Mbi 3 mijë persona, SiriaSiria përcan Ligën ArabeOKB: Të shmanget lufta civile në Siri Siri, 19 të vrarë nga përleshjet shumica e të cilëve të paarmatosur, janë vrarë që nga nisja e revoltave në muajin maj.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut bën të ditur se 10 nga vdekjet u regjistruan në qytetin e tretë më të madh të vendit, Homs.
Dy civilë të tjerë u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë teksa ishin drejtuar për në një pikë kontrolli në Bab al Siba, ndërsa tjetri në Dera.
Homs, një qytet me rreth një milion banorë, ka qenë vatër e demonstratave popullore që nga nisja e tyre.
Për shkak të numrit të lartë të viktimave Damasku zyrtar ka marrë shumë paralajmërime nga faktori ndërkombëtar.
Në këto paralajmërime janë përfshirë edhe Rusia e Kina, që të dyja në fillim të muajit bllokuan miratimin e një rezolute kundër saj në OKB.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Grabitësi vret një person
Tiranë, pronari e zbuloi, e qëllon me plumb në kokë
Lavitola, Meta padit “La Repubblica”
Orët e fundit të marinarëve turq
Berisha përuron rrugën e Labinotit
Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja