E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, 23 të vrarë nga luftimet

Aktivistët sirianë thonë se një sulm nga ajri i forcave qeveritare ka vrarë të paktën 18 njerëz në një zonë banimi në veri të vendit, ndërsa një makinë bombë ka vrarë 5 persona në një periferi Damaskut.

Aktivistët thanë se gra e fëmijë ishin në mesin e të vrarëve në sulmin e të hënëns nga ajri në qytetin e Al-Bab-it. Ata thanë se persona të tjerë mund të kenë vdekur nën rrënojat e shtëpive të bombarduara.

Aktivistët thanë gjithashtu se një makinë bombë në lagjen Jaramana të Damaskut plagosi të paktën 27 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›