Zhbogar: Pritshmëri të mëdha nga vizita e Daçiç në Bruksel

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se ka pritje të mëdha për takimin mes kryeministrit serb, Ivica Daçiç dhe shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
“Pritjet nga ana e Europës janë shumë të qarta: presim fillimin e implementimit të marrëveshjeve që janë nënshkruar”, ka thënë Zhbogar, duke shtuar se fokusi kryesor është në implementimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën, e sidomos ajo për përfaqësimin rajonal dhe kontrollin e kufinjve.
Ai është optimist se rifillimi i dialogut do të sjellë rezultatet e veta.
“Duhet të jemi optimist. Besoj se Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka që marrëveshjet të zbatohen suksesëshëm”, citohet të ketë thënë Zhbogar.
Ai ka folur edhe për situatën në veri, duke thënë se situata është e tensionuar, por stabile.