E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, 50 ushtarë të vrarë nga një sulm kamikaz

Gazeta Shqip

Të paktën 50 ushtarë të qeverisë siriane dhe luftëtarë besnikë të presidentit Bashar al-Assad, në provincën qendrore të Hamas, kanë mbetur të vdekur ditën e sotme pas një sulmi kamikaz. Lajmi është bërë i ditur nga një grup i aktivistëve sirianë, ndërsa Rami Abdul Rahman, udhëheqës i Observatorit Sirian për të Drejta të Njeriut tha se një luftëtar i një grupi të inspiruar nga Al-Qaeda e hodhi veten në ajër në afërsi të një postblloku të ushtrisë.

Grupi gjithashtu njoftoi sot për luftime të ashpra në Damask, të cilat sipas tyre, filluan pasditen e së dielës dhe ishin të përqendruara në lagjen jugore të Tadamonit dhe kampet e refugjatëve të Yarmoukut.

5 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Siri, 50 ushtarë të vrarë nga një sulm kamikaz burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›