E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet në parim amnistia për 100-vjetorin e Pavarësisë

Gazeta Shqip

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot në parim projektligjin “Për dhënie amnistie”, një nismë e ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Drejtoresha e Kodifikimit në këtë ministri, Marsida Xhaferllari, duke prezantuar draftin para deputetëve ka sqaruar se ai udhëhiqet nga parimet e humanizmit, rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen, si dhe mbrojtjes së interesit publik.

Sipas saj nga amnistia do të përfitojnë të gjithë personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për vepra penale me rrezikshmëri shoqërore të ulët apo për kategori të caktuara të personave të dënuar. “Falet dënimi për ata të cilët janë dënuar me 1 vit burg deri në 28 nëntor. Ulet 1/4 e dënimit për kategorinë e atyre që kanë kryer vepra penale që nuk cënojë sigurinë e qytetarëve”, u shpreh Xheferrllari.

6 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Miratohet në parim amnistia për 100-vjetorin e Pavarësisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›