E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri 6800 te larguar ne Turqi

Sirianët e larguar nga ofensiva e ushtrisë janë rritur ndjeshëm në 24 orët e fundit, duke e cuar në 6817 numrin e të pranishëmve në tendat e ngritura në jug të Turqisë.

Lajmin e bën të ditur agjencia turke e shtypit “Anadolu”. Shifra e fundit e publikuar të djelën nga burimi në fjalë ishte 5051 refugjatë.

Që nga fillimi i javës së kaluar, cdo ditë, qindra sirianë kanë vërshuar drejt provincës turke në kufi, Hataj.

Ata përpiqen t’i shpëtojnë ofensivës së trupave të qeverisë, e cila ka ndërhyrë në qytetin Xhisr al Shugur pas vrasjes së 120 agjentëve të policisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›