E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, 80 ushtarë sirianë të vrarë gjatë fundjavës

Të paktën 80 ushtarë të Qeverisë siriane janë vrarë nga kryengritësit gjatë kësaj fundjave, bëjnë me dije aktivistët.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se kryengritësit i kanë thënë grupit se njësitë që veprojnë në Damask dhe në provincën e Idlibit kanë shkatërruar tanket dhe kanë vrarë më shumë se 100 ushtarë.

Ndërkaq grupi tha se ka mundur të konfirmojë emrat e 80 të vdekurve përmes mjekëve lokalë. Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë tha se 30 pjesëtarë të forcës së sigurisë janë vrarë të hënën nga kryengritësit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›