E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Bagdad, të paktën 20 të vrarë

Të paktën njëzet persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i makinës bombë pranë një ndërtese qeveritare në Bagdad.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se rreth 60 persona janë plagosur nga i njëjti shpërthim, ndonëse shifrat nuk kanë mundur të verifikohen menjëherë.

Policia tha se sulmi kishte në shënjestër një zyrë shiite. Përgjegjësinë për shpërthimin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por dyshimet bien mbi militantët sunitë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›