E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, Adel Safar emërohet kryeministër

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka emëruar ish-ministrin e Bujqësisë në postin e kryeministrit të ri të vendit.

Adel Safar ka shërbyer në kabinetin e kryeministrit Muhamed Naji Otri, i cili është shpërndarë javën e kaluar, në përpjekje për të qetësuar protestuesit.

Ata bëjnë thirrje për largimin nga posti të presidentit Bashar al-Asad. Ky i fundit ka marrë pushtetin nga i ati dhe sundon Sirinë që nga viti 2000.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›