Kryengritësit libianë tërhiqen nga Bregasi

Kryengritësit libianë janë detyruar të tërhiqen nga qyteti i Bregas, për shkak të luftimeve të ashpra me forcat besnike të Muamer Gadafit.
Agjencitë e lajmeve thonë se rreth 400 rebelë kanë lënë pozicionet e tyre. Avionët e aleancës kanë vazhduar bombardimet e trupave të Gadafit, ashtu si edhe forcat qeveritare në qytetet Misrata dhe Zintan.
Njoftimet e mediave flasin për disa të vrarë, por nuk bëhet e ditur nëse viktimat janë civilë apo nga radhët e luftëtarëve.