Siri Assad shpall amnisti te pergjithshme

Presidenti sirian Bashar al Assad ka shpallur sot një dekret për amnisti të përgjithshme për të gjithë të burgosurit që kanë kryer krime para datës së sotme.
Lajmin e bën të ditur televizioni shtetëror sirian, sipas të cilit dekreti presidencial ka të bëjë me të gjithë të burgosurit që i përkasin lëvizjes së Vëllezërve Myslimanë.
Sipas të njëjtit burim, amnistia do të përfshijë edhe të gjithë ata që u përkasin partive politike që nuk njihen zyrtarisht.
Njoftimi i presidentit vjen pas lajmeve se banorë të zonave të pushtuara nga ushtria kanë marrë në duar armët për t’i rezistuar represionit të regjimit.