Siri Hezbollahu gjithmone e me i perfshire

Të paktën 23 luftërarë të Hezbollahut u vranë dhe 70 të tjerë mbetën të plagosur, në luftimet me kryengritësit sirianë në perëndim të qytetit të Al-Qusayr, ditën e dielë.
Këtë e bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Më shumë se të "dhënat statistikore" për bilancin e viktimave që vazhdon të shtohet në Siri, këto shifra flasin për një përfshirje gjithmonë e më shqetësuese dhe të thellë të grupit terrorist libanez shiit, përkrah presidentit Bashar al-Assad. Një përfundim i tillë vjen ndërsa fuqitë ndërkombëtare janë gjithmonë e më të shqetësuara mbi mundësinë e radikalizmit të luftës në Siri, me militantë SiriaLuftime në kufi me LibaninSHBA: Rusia mbështet Assad-in Rusia: Armët në Siri, sipas kontratës radikalë të përfshirë gjithmonë e më shumë në secilën prej palëve ndërluftuese. Qusayr, një qytet pranë kufirit libanez, është qendër e luftimeve të ashpra midis regjimit të Bashar al-Assad dhe kryengritësve për disa javë. Gjatë ditës së hënës, pavarësisht përkeqësimit të luftës civile, e cila i ka marrë jetën të paktën 80 mijë sirianëve deri tani, presidenti al-Assad riktheksoi se do të vazhdojë të qëndrojë në vend dhe në udhëheqjen e luftimeve, duke e konsideruar veten si shpresën e vetme kundër "terroristëve" për të gjithë sirianët. Hezbollah, një organizatë militante libaneze e radikalëve shiitë, konsiderohet si një organizatë terroriste nga SHBA, BE dhe Izraeli. / Top Channel