E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi sulm terrorist tete viktima

Të paktën tetë persona mbetën të vrarë dhe 20 të tjerë u plagosën, kur një autobombë shpërtheu pas mesditës të së hënës në rajonin e turbulluar rus të Kaukazit Verior.

Shpërthimi, i regjistruar në Makhachkala, kryeqyteti i Republikës gjysmëautonome të Dagestanit, shkaktoi edhe dëme të shumta materiale. Sipas mediave ruse, në shënjestrën e këtij sulmi terrorist ishin autoritetet policore vendore, pasi ngjarja ndodhi pranë një komisariati. Një tjetër autobombë u zbulua nga ekspertët dhe u çakitivizua, ndërsa një autobombë e tretë shpërtheu gjithashtu gjatë ditës. Në Kaukazin Verior, ku janë të përqendruar shumica e rusëve muslimanë, zhvillohet një luftë separatiste me qëllim shkëputjen nga varësia e Moskës që prej rënies së Bashkimit Sovjetik, në fillim të viteve 1990. Tamerlan dhe Dzhokhar Tsarnaev, të bërë të njohur për opinionin botëror si autorët e vendosjes së bombave në maratonën e Bostonit në muajin prill, atentat që i kushtoi jetën tre amerikanëve dhe plagosi 170 persona, ishin edhe ata dy çeçenë etnikë, me banim në Dagestan. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›