E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri Kryqi i Kuq rinis negociatat

Kryqi i Kuq ka deklaruar se ka rinisur përpjekjet për të shpëtuar më shumë qytetarë sirianë të bllokuar nga bombardimet në qytetin e Homsit.

Ditën e premte, Kryqi i Kuq evakuoi shumë persona, për herë të parë që kur ushtria nisi bombardimet në lagjet e qytetit muajin e kaluar.

Dy gazetarë të huaj janë mes personave të plagosur, por nuk është e qartë nëse ata janë mes njerëzve që po largohen nga zonat e goditura.

Ndërkohë, po rritet presioni ndërkombëtar mbi presidentin Bashar al Assad për t’i dhënë fund ofensivave anti popullore që SiriaSiri, Kryqi i Kuq depërton në HomsOrët e fundit të gazetarëve në SiriGazetarët e plagosur në Siri zgjasin prej 11 muajsh.

Ditën e premte, pas negociatash të gjata, autoambulancat siriane depërtuan në lagjen periferike Baba Amr, e cila ka qenë shënjestra kryesore e sulmeve të qeverisë.

Autoambulancat morën 20 gra dhe fëmijë, si dhe shtatë persona të tjerë që ishin të sëmurë apo të plagosur. Këta të fundit u transferuan në një spital të Homsit, bën të ditur KK.

“Kryqi i Kuq do të vazhdojë bisedimet dhe negociatat me autoritetet siriane dhe anëtarët e opozitës në mënyrë që të mund t’i bindim ato për evakuimin e personave të plagosur”, thuhet në një deklaratë.

“Ideja jonë është që të mund të evakuojmë personat e plagosur dhe të sëmurë, ata që janë në gjendje të dëshpëruar dhe kanë nevojë urgjente për trajtim mjekësor”, nënvizohet në të.

Arabia Saudite, armë për opozitën siriane

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha gjatë konferencës për Sirinë në Tunizi, që mbështetja e furnizimit me armë të rebelëve që luftojnë regjimin e Assad është një ide e shkëlqyer, pas komentit që Obama bëri për të përdorur çdo mjet në dispozicion, për të ndaluar masakrën.

Arabia Saudite mbështet armatosjen e ushtrisë guerile opozitare të Sirisë, pas komenteve për një mundësie ndërhyrjeje nga ana e superfuqisë sunite muslimane, për shtypjen e rebelëv nga ana e regjimit të Asad.

Ministri i Jashtëm Saudit, princi Saud al-Faisal, e përshkroi armatosjen e Ushtrisë Çlirimtare Siriane si një "ide të shkëlqyer" në një takim inaugurues në Tunizi të një grupi anti-Asad, të quajtur Miqtë e Sirisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›