E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri LA Snajperat kercenimi me i madh

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe bën thirrje që t’i jepet fund vrasjeve në Siri, duke konsideruar snajperat si kërcënimin më të madh.

Gjatë konferencës për shtyp në selinë e Ligës Arabe në Kajro, Nabil Al Arabi tha se tanket e ushtrisë janë tërhequr nga zonat e banuara dhe janë vendosur në periferi, por dhuna ende nuk ka përfunduar.

“Kam folur me kreun e misionit dhe më ka pohuar se ka ende të shtëna, ka snajpera. Ne kërkojmë që të gjitha shenjat e dhunës të zhduken, edhe pse është e vështirë të themi se cilët qëllojnë”, tha ai.
SiriaSiria, komiteti arab: Të tërhiqen vëzhguesitSiri, 10 të vrarë gjatë protestave Siri, sërish thirrje për protesta
Prej mbërritjes së misionit vëzhgues, sipas aktivistëve janë vrarë 390 persona. Grupi opozitar “Komitetet Lokale te Koordinimit” tha se vetëm të hënën humbën jetën 15 persona, 10 prej të cilëve në qytetin Homs.

Te djelën, kreu i Parlamentit arab i bëri thirrje Ligës Arabe që të tërheqë vëzhguesit nga Siria sepse shtypja e dhunshme ndaj protestave vazhdon. Salem Al Diqbassi tha se vëzhguesit duhet të largohen pas vrasjeve të civilëve nga rregjimi sirian.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›