Siri OKB pezullon misionin vezhgues

Kreu i misionit të vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara në Siri, norvegjezi Robert Mood njoftoi pezullimin e punës së këtij misioni për shkak të përshkallëzimit të dhunës që u rrezikon jetën edhe të dërguarve ndërkombëtarë.
Të premten, Mood deklaroi se kishte një mungesë të thellë vullneti si nga qeveria ashtu edhe nga forcat qeveritare për t’i dhënë fund konfliktit e për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.
"Dhuna gjatë 10 ditëve u intensifikua me vullnetin e të dy palëve, pati humbje në të dy anët dhe rreziqe të mëdha për vëzhguesit tanë. Populli sirian, civilët po vuajnë dhe në disa zona ata kanë mbetur të bllokuar si pasojë e operacioneve SiriaSituatë dramatike në SiriSiria, Moska: S’ka epokë post-Assad OKB: Asnjë palë nuk do paqe në Siri luftarake që nuk rreshtin", shtoi Mood.
Të enjten burime jo zyrtare raportuan për mbi 14. 400 të vrarë gjatë 15 muajve të konfliktit. Tashmë flitet për bilancin e rënduar të refugjatëve sirianë në Turqi. Janë mbi 31 mijë. Shifra u publikua nga Ministria e Jashtme turke. Turqia, dikur një vend aleat me Sirinë, ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me regjimin e Bashar Al Asadit dhe strehon aktualisht një numër të madh të drejtuesve të opozitës siriane.
Nga ana tjetër, Human Rights Watch në raportin e saj, shkruan se milicitë pro-qeveritare kanë përdhunuar barbarisht në grup gra dhe vajza, disa prej të cilave nën 12 vjec, gjatë operacioneve në zonat e banuara.
Ndërkohë, në rrafshin ndërkombëtar, pavarësisht përshkallëzimit të dhunës dhe raportimeve për krime monstruoze në terren, Rusia vazhdon qendrimin e saj kundër ndërhyrjes së jashtme dhe shprehet e vendosur të bllokojë në Këshillin e Sigurimit çdo lloj rezolute që parashikon ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare.