E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR operacion per mbylljen e vendkalimeve ilegale

KFOR-i ka filluar që prej mëngjesit të së shtunës një operacion për mbylljen e vendkalimeve të paautorizuara në afërsi të Bërnjakut. Operacioni ka nisur që prej orës 05:30 të së shtunës, KFOR-i ka vendosur disa pika kontrolli të automjeteve dhe ka bërë kordonin e disa zonave për shkaqe sigurie.

“Ky operacion është duke u kryer, në mënyrë që të kontribuojë për një ambient të qetë dhe të sigurt, duke parandaluar lëvizjet e paautorizuara përgjatë vijës kufitare”, thuhet në komunikatën e shpërndarë nga KFOR-i për mediat lokale.

Por sipas njoftimit, pas përfundimit të operacionit, pikat e kontrollit të automjeteve do të largohen dhe kordonët përreth zonave të siguruara do të hiqen. Gjatë operacionit nuk është shënuar asnjë incident.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›