E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, Obama: Nuk ka gjasa që përgjegjës për sulmet me gaz të jenë rebelët

NJU JORK- Presidenti amerikan deklaroi se ''nuk kishte asnjë mundësi që përgjegjës për sulmet me gaz të ishin rebelët në Siri''.

''Askush nuk beson se përgjegjës për sulmet me gaz të jenë rebelët sirianë'', deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë një interviste për rrjetin amerikan ABC.

Ndërkohë që pritet nesër të bëhet paraqitja e raportit të inspektorëve të OKB mbi armët kimike në Siri. 

OBAMA PARALAJMËRON IRANIN SE ÇËSHTJA BËRTHAMORE KA MË TEPËR RËNDËSI SE ARMËT KIMIKE 
Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi se ''ishte i bindur që iranianët do ta kuptonin faktin se çështja nukleare për SHBA-në ishte shumë më e rëndësishme se sa ajo e armëve kimike''.
"Besoj se iranianët e kanë të qartë se çështja bërthamore është shumë e rëndësishme për SHBA-në se ajo e armëve kimike", ky ishte mesazhi i përcjellë për Iranin nga presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë një interviste të dhënë për rrjetin informativ amerikan, ABC.

SHBA - OBAMA: BASHKPUNOJMË ME PALËN RUSE, NUK KA VEND PËR LUFTË TË FTOHTË
"Nuk ka asnjë luftë të ftohtë me Rusinë", deklaroi pak më parë presidenti amerikan, Barack Obama, lidhur me tensionet më të fundit mes tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin, që dolën në pah gjatë samitit të ''G20'', në Shën Petërburg.
"Ka mospërputhje këndëvshtrimesh mbi shumë çështje mes meje dhe presidentit Vladimir Putin, por komunikojmë dhhe bashkëpunojmë ngushtë mbi shumë çështje të rëndësishme", theksoi pak më parë presidenti amerikane gjatë një interviste për rrjetin informativ amerikan, ABC.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia po përpiqen të shmangin kaosin në rajon, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë intervistes të dhënë për rrjetin informativ vendas, ABC.
Obama po ashtu deklaroi se ishte e vështirë të flitej për fitore nëse Assad do të vazhdonte të qëndronte në detyrën që aktualisht ka.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›