E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në aksident pasagjeri, po kthehej me benz nga një dasëm

KORCE-Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në aksin rrugor Korcë-Bilisht.

Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur si Ura e Nevicisht ku një automjet tip benz me targa DV 2013 A ka dalë nga rruga dhe si pasojë e përplasjes më muret anësore të rrugës ka gjetur vdekjen drejtuesi.
Policia dhe zjarrfikës ndihmuan në nxjerrjen e trupit të ajet ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e benz-it.

Nga të dhënat e para mësohet se të dy personat që udhëtonin me benz po ktheheshin nga një dasëm. 

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›