E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri SHBA dyfishon ndihmat per kryengritesit

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, njoftoi dyfishimin e ndihmave për kryengritësit sirianë, ndërsa theksoi se administrata e re e mandatit të dytë të Obamës është “edhe më e përkushtuar” drejt një “tranzicioni paqësor politik” në Siri.

Kerry tha në takimin me shoqatën “Miqtë e Sirisë” në Stamboll se Uashingtoni ka vendosur të rrisë kontributin për rebelët në 123 milionë dollarë. Ndihmat do të përfshijnë midis të tjerave edhe pajisje logjistike ushtarake, por jo armë e municione. Në fjalën e tij, Kerry gjithashtu theksoi se presidenti Obama është i përkushtuar për një “Siri demokratike e të bashkuar, pas largimit të Assadit”. Sipas raporteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 60 mijë persona kanë humbur jetën në dy vitet e luftës civile në vendin e Lindjes së Mesme. Siria
Hija e normalitetit në Damask
Siri, Assad: Perëndimi do të paguajë kostot
Siri, lirohen katër gazetarë italianë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›