E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU ne koalicionin e djathte

Kryesia e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet vendosi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit Berisha për koalicion parazgjedhor, në mbledhjen gjatë së cilës u bë edhe bilanci i katër viteve punë në Kuvendin e Shqipërisë.

”Kryesia e PDIU-t autorizoi kryetarin Idrizi që të nisë negociatat për koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike”, shkruhej në deklaratën, në lidhje me punimet e këtij takimi. Një vend të rëndësishëm në debatet e mbledhjes së strukturave më të larta të PDIU-t luajti rezoluta çame, “miratimi i së cilës ka një rëndësi historike dhe u arrit falë trysnisë së lëvizjes sonë dhe mbështetjes së qytetarëve shqiptarë”. Në analizën e punës së katër viteve në Kuvend, veçohej se “PDIU është forca e parë që ngriti zërin për bashkimin ekonomik me Kosovën. Jemi forca e parë që kundërshtuam marrëveshjen e ujrave me Greqinë dhe që kërkuam amandamentet e censusit, të cilat frenuan orekset anti-shqiptare”. Vendimi i PDIU-s për t’u rreshtuar në koalicionin e djathtë parazgjedhor vjen një ditë pasi kryeministri Berisha theksoi se “dyert janë të hapura”, për të gjithë partitë që duan t’i bashkohen koalicionit të mazhorancës aktuale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›