E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, aktivistët: Masakër pranë Damaskut

Aktivistët sirianë kanë bërë të ditur se kanë gjetur trupat e së paku 200 personave në qytetin Daraja, pranë Damaskut.

Aktivistët thonë se ata janë vrarë në një distancë të afërt nga forcat qeveritare dhe se në mesin e tyre ka edhe gra.

Agjencia shtetërore e lajmeve, në anën tjetër, ka thënë se forcat tona heroike kanë pastruar Darajan nga mbetjet e grupeve të armatosura terroriste.

Këshilli Kombëtar i Sirisë, të shtunën, u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe të ndërhyjnë për të parandaluar katastrofën në provincën e rrethuar të Homsit.(rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›