Siri atentat kamikaz ne nje xhami ne Damask
Një atentat kamikaz në një xhami në Damask të Sirisë ka provokuar vdekjen e të paktën 42 personave mes të cilëve dhe të liderit fetar Al Buti, ndërsa janë plagosur 84 persona. Ky i fundut kishte kritikuar me forcë protestat kundër regjimit të Asad që shpërthyen në Suiri në mars të vitit 2011. Në kohën e atentatit ai po mbante një leksion për teologjinë. Al Buti që kishte kaluar moshën 90 vjecare gjatë leksioneve të tij ishte shprehur shumë herë kundër protestave ndaj regjimit të Asad. Gjithësesi rebelët e ushtrisë së lirë siriane kanë mohuar çdo lidhje me atentatin.