E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri bashkepunetorja e Assad ne Kine

Një bashkëpunëtore e vjetër e presidentit Bashar al Assad ka fluturuar për në Kinë për të diskutuar mbi krizën e armatosur që ka përfshirë Sirinë.

Ministria e Jashtme kineze deklaroi se Bouthaina Shaaban do të pritet nga shefi i diplomacisë kineze gjatë ditës.

Ministria tha se ky takim është një përpjekje për të implementuar planin 6-pikësh të OKB-së. Vetë Kina ka votuar dy herë kundër rezolutave ndaj regjimit të Assad në Kombet e Bashkuara.

Ndërkohë, shefja e OKB-së për çështjet humanitare, Valerie Amos pritet të mbërrijë në Siri për të mbikëqyrur ndihmat e emergjencës.

SiriaSiri, rrëzohet avioni gjuajtësSiria, shtyhet takimi i Ligës ArabeSiri, mbledhje urgjente e Ligës Arabe Ajo pritet të kërkojë më shumë viza për ndihmësit e huaj, teksa Gjysmëhëna e Kuqe do të merret me shpërndarjen e ushqimeve.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 2 milionë civilë sirianë janë prekur nga kriza dhe se mbi një milion të tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve.

Dhjetëra mijëra persona kanë kaluar kufirin për në Turqi, Jordani, Liban dhe Irak për shkak të përshkallëzimit të dhunës në vend.

Ndërkohë, ministrat e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik kanë bërë thirrje që Siria të pezullohet nga blloku prej 57 vendesh në samitin dyditor që nis të martën në Mekë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›