Logu i Bjeshkëve bashkon Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi

I kthyer në event të përvitshëm, edhe kësaj here u promovuan vlera të folklorit shqiptar, të veshjeve, kulturës dhe zakoneve të malësorit.
Për orë të tëra u argëtuan qindra të pranishëm, ku mori pjesë edhe Zëvendësministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Ferdinad Pone, si dhe deputeti i qarkut të Shkodrës Gjokë Uldedaj, duke i dhënë një mbështetje zhvillimit të turizmit të kësaj treve.
Spektakli ka kulmuar edhe me zgjedhjen e Miss Bjeshkës 2012, një event që u fitua nga 17-vjeçarja Marsela Bujaj, ku kryetar jurie ishte vetë deputeti i PD-së, Gjokë Uldedaj.
Një organizim i tillë u bë kësaj here edhe më i veçantë, duke i kushtuar një rëndësi më të madhe promovimit të vlerave kulturore dhe turistike në kuadër të 100- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.