Siri, bombardime në lagjet e Damaskut

Trupat e qeverisë siriane sot kanë përdorur tanke, artileri dhe armatim për të goditur lagjet Harasta dhe Irbin në Damask.
Këto lagje ishin nën kontrollin e kryengritësve për disa muaj.
Një aktivist opozitar i identifikuar si Raed, tha se Armata e Lirë e Sirisë, ka ndërmarrë një operacion kundër forcave qeveritare, ndërsa më pas ushtria e Sirisë ka goditur me predha, në përgjigjje ndaj këtyre sulmeve.
Nga luftimet e djeshme ndërmjet forcave qeveritare dhe atyre opozitare në Damask janë vrarë të paktën 30 persona.
Forcat e Sirisë, të mbështetura nga tanket,gjithashtu kanë rimarrë kontrollin në qytetin lindor Deir el-Zour.