SHBA, dëbohet i dënuari për kontrabandë armësh

Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se iraniani Amir Hosein Ardebili, është dërguar përsëri në Iran pasi ka vuajtur dënimin.
Ardebili e kishte pranuar fajësinë, për akuzat që përfshinin pastrim parash, kontrabandë dhe shkelje të kontrollit të eksportit të armatimit.
Ai ishte dënuar me pesë vjet burg.
Sipas dokumenteve gjyqësore Ardebili ishte marrë me pjesë të aeroplanëve luftarakë, pajisje për pamje gjatë natës, pajisje komunikuese, e të tjera.